Kisha e Shën Gjergjit Berat

あなたはこのビジネスのオーナーですか?
変更を提案する

教会

flag SQflag EN
0 コメント

Kisha e Shën Gjergjit Berat

詳細

  • Kisha e shën gjergji... ... (場所)

    Kisha e Shën Gjergjit ndodhet në anën juglindore të kalasë së Beratit dhe aktualisht ruan shumë pak nga ndërtimi i saj origjinal i shekullit të XVIII. Arkitektura e saj e mëparshme dëshmohet në një fotografi bardhezi nga agjencia LUCE, gjatë viteve ’40 të shekullit të kaluar. Aty vihet re se bëhet fjalë për një kishë tip-manastir, të rrethuar me mure prej guri dhe hyrje kryesore nga perëndimi, me një element të rëndësishëm arkitektonik si këmbanorja. Kisha, duke iu përshtatur terrenit, shquhej për lartësinë dhe madhësinë e saj. Planimetria ishte drejtkëndore dhe në anën perëndimore ndodhej edhe një portik me kolonadë prej guri. Por në vitet ’80 monumenti transformohet në një rezidencë dhe pikë turistike qeveritare, gjë që solli edhe shkatërrimin e pjesës së sipërme të kishës, për të ndërtuar një imitim të shtëpisë karakteristike beratase. Shembulli tipik i transformimit është kthimi i ambienti të absidës në ballkon, si dhe transformimi në interior. Nga gjurmët që ruhen ende sot, duken muret origjinale në katin përdhes me përdorimin e brezave të tullës, kombinuar me gurë.