Shtepia e Pashko Vases

Oletko tämän yrityksen omistaja?
Ehdota muokkausta

Rakennukset, Museo

flag SQflag EN
0 Commenti

Shtepia e Pashko Vases

Shtëpia e Pashko Vasës

YKSITYISKOHDAT

  • Shtepia e pashko vas... ... (Alue)

    Shtëpia e atdhetarit të shquar Pashko Vasa nuk është shtëpi e zakontë. Ajo është 300-vjeçare, mbart vlera të mëdha arkitekturore dhe etnografike, si dhe njihet si baza kryesore e Lidhjes së Prizrenit, vendi ku mbaheshin takimet e aktivistëve për çështjen kombëtare. Kjo shtëpi është rinovuar dhe restauruar plotësisht në vitin 1997 dhe në vitin 2013, nga shteti shqiptar. Atë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj shihet pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri e shpërlarjes së tyre, sikurse shkalla prej guri të latuar. Prapa shtëpisë, ndodhet kopshti – ku dikur mbilleshin dhe kultivoheshin zarzavatet e frutat.Të gjitha dyert, dyshemetë, dritaret, tavanet e çardaku, janë punuar sipas shtëpisë së dikurshme nga restauratorë profesionistë, në materialin e drurit. Pjesa e brendshme e saj është e ndarë në dhoma të mëdha dhe me ballkone për qëndrimin e grave. Dhoma e ndenjes, ose në gjuhën popullore “oda e zjermit”, e cila lidhet me dhomat e tjera me anë të korridoreve veshur në dru të gdhendur, ka dritare të mëdha po prej druri, të mbrojtura me hekura. Në mbarim të shkallëve të gurta, hapet një çardak i madh. Ahuret ku mbaheshin objektet, drutë e ngrohjes dhe veglat e punës, ndodhen poshtë hapësirës ku dikur banohej nga familja Vasa.

  • Pashko vasa (Alue)

    Pashko Vasa lindi më 17 shtator 1825 në një familje me tradita dhe kulturë, që zotëronte emër të mirë dhe pasuri në qytetin e Shkodrës. Pashkoja mësimet fillestare i mori në Shkodër. Në një moshë fare të re, ai preket nga problemet sociale të kohës dhe fillon të reagojë duke shkruar në disa gjuhë. Pashko Vasa ishte poliglot; ai fliste dhe shkruante frengjisht, italisht, greqisht, turqisht, arabisht, serbisht dhe anglisht. Padyshim ishte ndër rilindasit më të spikatur të Shqipërisë. Tërë jetën ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë, arsimimit dhe kulturës. Që nga viti 1883 e derisa vdiq, në qershor të vitit 1892, Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat tij u sollën në Shqipëri në periudhën e regjimit komunist.